‘Dimanti’ i Fushë Kosovës, njihuni me talentin 18 vjeçar Amel Verbovci i cili po vëzhgohet nga ‘Adil Maliqi’

Amel Verbovci, talenti premtues i Fushë Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e adhurueseve të futbollit me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushën e lojës.

Në moshën 18 vjeçare, ai ka arritur të bindë trajnerin Emin Bajrami, i cili ka vlerësuar aftësitë e tij dhe e ka përfshirë në skuadër, duke treguar besim të madh në potencialin e tij.

Ameli, i cili luan në pozitën e mesfushorit, është një lojtar inteligjent me një vizion të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Ai ka një aftësi të natyrshme për të ndihmuar ekipin të ndërtojë aksione, të shpërndajë topa dhe të krijojë mundësi për shënim.

Hapat e futbollit, Ameli i ka nisur te shkolla e futbollit “Kurda”, ku zhvilloi bazat e tij dhe u formua si lojtar. Pas kësaj, ai kaloi në ekipin e Ramiz Sadiku, ku vazhdoi të forconte aftësitë e tij. Më vonë, ai kaloi te klubi i Keku, ku në moshën 16 vjeçare, u paraqit edhe për ekipin e parë.

Me fanellë te KEK-UT

 

Me besimin e trajnerit Bajrami dhe mbështetjen e ekipit, ai mund të jetë një nga emrat më të shquar të futbollit kosovar në vitet që vijnë.

Pjesë e Fushë Kosovës
Pjesë e Fushë Kosovës

Kujtojmë që Ameli është në vëzhgim edhe nga trajneri i kombëtares së Kosovës u19 Adil Maliqi, i cili e kishte ftuar në një nga grumbullimet e kombëtares së Kosovës.

Pjesë e kombëtares U19

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here