Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në emisionin CONTEXT në ATV, bëri një deklaratë të fortë për deputetin Haki Abazi, duke e cilësuar atë si një “koronavirus” për Lëvizjen Vetëvendosje.
Zeka tha se që nga marrja e mandatit të parë nga Albin Kurti, kishte paralajmëruar për ndikimin negativ të Abazit në Vetëvendosje.
Ai tha se Abazin ka qenë “koronavirus” që po dëmtonte partinë dhe e akuzoi atë si produkt të PDK-së.
“Kam thënë publikisht që Haki Abazi është koronavirusi i Vetëvendosjes. Ky është produkt i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e ka shpëtuar nga arresti për falsifikime dhe miliona vepra,” tha Zeka.
Zeka ironizoi edhe mënyrën e të folurit të Abazit në Kuvend, duke e quajtur humoristik dhe jo bindës, dhe shtoi se deklaratat e tij janë të pakuptimta për opinionin publik.
Për më shumë detaje, shikoni deklaratën e plotë të tij e gjeni në emisionin CONTEXT në ATV: