Moti në Kosovë: Nesër paralajmërohet borë në këto zona

Gjatë natës së ardhme mund të ketë reshje bore me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje dhe rrebeshe të herëpashershme lokale shiu. Në qendër-lindje ende mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell dhe shumë pak reshje gjatë ditës.

Në mbrëmje intensifikim i reshjeve të shiut dhe lokalisht rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më vonë (afër mesnatës) depërtim i frontit të ftohtë ajror me reshje të dendura bore. Reshjet e dendura të borës do të fillojnë në veri dhe verilindje të vendit, pastaj në shumë pjesë tjera të Kosovës. Ka mundësi që të mos ketë borë në disa ultësira të Dukagjinit, por shi dhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.

Gjatë depërtimit të frontit të ftohtë mund të ketë erëra mjaft të fuqishme nga veriu. Gjatë ditës priten erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa erërat veriore fillojnë vonë në mbrëmje ose pak para mesnate, varësisht nga ecuria e frontit të ftohtë ajror. Erërat e forta nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të kapin tërë territorin. Temperatura gjatë dites deri në 14 apo 15 gradë Celsius, ndërsa zbresin vetëm pasi të fillojnë erërat veriore vonë në mbrëmje ose në mesnatë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e në disa zona ende me ndonjë interval kohor me diell. Reshjet gjatë ditës do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme. Gjatë nates reshje të dendura dhe rrebeshe përfshijnë shumë vise. Në veri të Malit të Zi dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe disa zonave të Shqipërisë do të ketë reshje bore.

Në shumë vise të Shqipërisë priten rrebeshe lokal me vetëtima dhe bubullimë.

Të Enjten mjaft ftohtë dhe në disa vise me reshje bore. Pasdite më qetë edhe pse shumë ftohtë.

Të Premten erërat do të fryjnë prapë nga jugu, juglindja e jugperëndimi që do të rrisin shumë shpejt temperaturat. Reshjet e shiut do të fillojnë prapë dhe do të intensifikohen prapë orëve të pasdites apo mbrëmjes. Në mbrëmje depërtim i frontit të ri të ftohtë ajror dhe në shumë zona të Kosovë shiu prapë do të shndërrohet në borë.

Gjatë fundjavës stabilizim i motit, por ftohtë dhe me acar./MeteoBallkan

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here