Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë-Kosovës.
Krasniqi ka thënë se në Fushë-Kosovë ka parë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
‘’Në Fushë-Kosovë, bashkë me kandidatin tonë për kryeminstër të Kosovës, Bedri Hamza, takuam qytetarët e kësaj komune, në mesin e të cilëve pamë shumë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës’’, ka shkruar Krasniqi.
Më tej ai ka thën se vullneti për ndryshime pozitive dhe përkrahja që PDK-ja po merr kudo nëpër Kosovë është garanci për fitore, më 9 shkurt.