Du me i lagë buztë e xhindosuna,
me t’lshue poshtë grykës,
e me u dehë me ty.
E pamshirë
për trupin e përflakun,
me pezm n’lëkurën e lagun,
si venë kam me t’pi.
Për kadaldale!
Moré, le t’shkon
ofshamë e piskamë,
le t’ikë hana,
e mos t’del dielli,
kurr’ orë e bardhë mos m’paftë,
kurr’ ditë e re mos ardhtë,
du me u knaqë me ty.