Në këtë vend të Shqipërisë, bagëtitë po ngordhin shkaku i mushkonjave

Mbarështuesit e imtave në disa zona të Myzeqesë, veçanërisht në Bishan dhe Povelçë, janë përballur me një dukuri të pazakontë që po sjell ngordhjen e deleve, por edhe të qengjave të sapolindur.

Vetë barinjtë dhe blegtorët tregojnë se kjo vjen si pasojë e mungesës së dezinsektimit të zonës dhe pranisë së kolonive të mushkonjave që po përhapin këtë lloj infeksioni me pasoja të rënda për blegtorët, edhe pse ata shprehen se kanë kryer vaksinimin e tufave.

Problem për blegtorët është edhe mungesa e vaksinës së brucelozës për të imtat, edhe pse drejtuesit e drejtorisë rajonale të bujqësisë u kanë premtuar disa herë se vaksina do të vijë së shpejti. Vetëm në zonat e Bishanit dhe Povelçës, janë të regjistruara mbi 3 mijë krerë të imta, që mbahen në 15 stane, raporton A2 CNN.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here