ROBOTI I PARË “ARTIST”/ Ai-Da është e aftë të pikturojë: Reflektim i kreativitetit

Inteligjenca Artificiale po ecën përtej ujërave të veprimeve automatike, duke arritur deri tek arti dhe kreativiteti dhe duke e sfiduar njeriun me robotë që mund të pikturojnë. Një ndër to e shihni në materialin në vijim.

Por çfarë ndodh kur në një të tillë implementohet një algoritëm që merr përsipër të krijojë imazhe të bazuara në të dhëna?

Kjo është Ai-Da, robotin i parë artistik në botë.

Përveç pamjes së saj identike më atë të një njeriu, është e aftë të pikturojë.Ndoshta këto ju duken vetëm skica, por duhet të prisni përfundimin.

Në këto forma e ka rikrijuar veten e saj.
Aidan Meller tregon më shumë detaje për këtë krijim duke e quajtur jo vetëm inovative, por edhe një hap përtej mënyrës tradicionale të të bërit art.Shumica e njerëzve mendojnë se ky është i gjithi një prodhim i inteligjencës artificiale, në fakt vetëm një pjesë e tij është kështu.

Ajo i bën lëvizjet e duarve përmes lëvizjes së syve. Mund të marrë vendime, algoritmi i jep mundësinë të mendojë.

Vetë Ai-Da (roboti) thotë së është e veçantë dhe kreative.“Unë jam një reflektim i marrëdhënies midis makinerive dhe kreativitetit”.

Për ekspertët AI po mjegullon kufirin midis krijimit e fantazisë dhe automatizimit duke ngritur pyetje në lidhje me thelbin e vetë artit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here