14.7 C
Pristina
E premte, 18 Tetor, 2024

Flet ushtari që ekzekutoi kreun e Hamasit Sinwar: Emocion që s’e kam pasur kurrë në jetë

Teksa reagimet ndërkombëtare për eliminimin fizik të kreut të Hamas, Yahya Sinwar vijnë njëri pas tjetrit, ndërsa cilësohet si “arkitekti” i sulmeve terroriste të 7 Tetorit të kaluar në Izrael, ai që bie në sy është i ushtarit të IDF-së që njoftohet se ishte personi që vrau liderin e organizatës në Gaza ditën e djeshme (17 tetor).

Autoritetet ushtarake u shprehën tepër të befasuara që ishte një batalion këmbësorie dhe rezervistë ata që vranë numrin 1 të kërkuar dhe jo një njësi speciale të inteligjencës.

Këtë e ka transmetuar Channel 12. “Papritmas zbuluam se kishim vrarë Sinwar, ky është një emocion që nuk e kam pasur kurrë në jetën time”, tha një nga ushtarët e IDF të operacionit në fjalë.

“Ne lëmë familje, bashkëshorte, fëmijë, punë dhe jetë të tëra pas, dhe e gjithë vështirësia dhe tensioni zhduken në një moment si ky, dhe gjithçka ia vlen”, tha ushtari, “këto janë momentet kur kupton pse je këtu, në Gaza”.

Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi vdekjen e kreut të Hamas, të cituar nga “Times of Israel”.

“Vrasësi masiv Yahya Sinwar, përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF”, thotë Katz, teksa shtoi se ishte një “arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here