Panairi i Librit: Tirana 2024, do të mbahet nga 13 deri më 17 nëntor, në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:00 deri më 20:00.
Synimi i këtij Panairi është t’i ofrojë akoma më tepër tituj dhe mundësi leximi publikut shqiptar por edhe të mundësinë që të vijë në kontakt me krijuesit e librave nëpërmes aktiviteteve të ndryshme.
Në eventin më të madh të librit në shqip, pritet të marrin pjesë dhjetra Shtëpi Botuese nga të gjitha trojet shqiptare.