Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen t’i miratojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit ambiental dhe ta padisin në procedurë administrative nëse shëndeti i tyre është i rrezikuar.
Kështu ka vendosur Gjykata Supreme në një seancë publike, gjatë javës, ku gjyqtarët diskutuan në lidhje me iniciativën e paraqitur nga Shoqata e Avokatëve nga Ohri, nëse shteti siguron ose jo kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.