Emocionuese: Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer 50 km larg bregut

Rojet Bregdetare të SHBA shpëtuan një person i cili ishte mbi një frigoriferi ndërsa notonte rreth 50 kilometra larg bregut pasi uragani Milton goditi Floridën. Ekipet e shpëtimit zbritën nga helikopteri dhe notuan drejt burrit që ishte gjunjëzuar në majë të një frigoriferi në Gjirin e Meksikës.

Burri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Tampa, ku u trajtua, transmeton Paparaci.

“Ai ka mbijetuar diçka që është një skenar makthi edhe për marinarin më me përvojë”, ka thënë toger Dana Grady nga rojet bregdetare të SHBA.

“Për të kuptuar ashpërsinë e kushteve të uraganit, është e rëndësishme të thuhet se ne vlerësojmë se ai përjetoi erëra prej 120 deri në 145 kilometra në orë. Ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një lokalizuesi që tregonte pozicionin e tij të urgjencës dhe një frigoriferi”, ka thënë ajo./Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here