Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar bastisje në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor që drejtohet nga Liburn Aliu, shkruan Express.
Përveç aksionit brenda Ministrisë, RTK raporton se është bastisur edhe shtëpia e zëvëndës Sekretarit të kësaj ministrie, Izedin Bytyqi.
Gazetarja e T7 e cila po qëndron tek ndërtesa ku ndodhet edhe ministria e Ambientit, raporton se në vend të ngjarjes ka arritur me veturë edhe vetë Bytyqi, ndërkohë Policia e Kosovës më pas e kanë marrë veturën dhe e kanë larguar nga hyrja e objektit.
Ende nuk dihet saktë për dyshimet e ngritura dhe arsyen e aksionit brenda hapësirave të ministrisë, derisa bastisja po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.