Tre persona të moshës së re – rreth të njëzetave – kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me fatalitet ku me veturë kanë rënë në liqe të Badovcit.
Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Policia e Kosovës për gazetën Nacionale.
Nacionale ka kuptuar se ekipe të kërkim/shpëtimuit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar deri rreth shtatë orë për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave.
Viktimat, siç kuptojmë, janë të moshës së re rreth njëzet vjeçarë.
Nacionale po ashtu ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një barkë e kërkim/shpëtuesve teksa kërkojnë nxjerrjen e trupave të të askidentuarve me fatalitet.