23.1 C
Pristina
E enjte, 3 Tetor, 2024

Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundër ish-presidentit për trazirat

Donald Trump ‘kreu krime’ kur u përpoq të përmbyste humbjen në zgjedhjet e 2020-s dhe nuk duhet t’u shpëtojë akuzave. Një dokument i ri gjyqësor e sfidon pretendimin e Trump se ai duhet ta shmangë gjyqin falë një vendimi të marrë së fundmi nga Gjykata Supreme, që thotë se presidentët duhet të jenë imun nga procedimet penale kur veprojnë në bazë të kompetencave zyrtare.

Trump ishte president në kohën kur krimet për të cilat akuzohet u kryen, por prokurorët thonë se ai po vepronte privatisht dhe jo zyrtarisht.

Duke reaguar, Trump ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020-s ishin të manipuluara dhe ka sugjeruar se koha e ngritjes së akuzave të reja synon të dëmtojë fushatën e tij për zgjedhjet e 2024-s.

Në një intervistë, ai kritikoi edhe hetuesin e posaçëm Jack Smith, prokurori që po udhëheq hetimet mbi ndërhyrjen në zgjedhje, që dorëzoi dokumentin e ri.Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat Trump është përballur që pas zgjedhjeve të 2020-s, një prej të cilave çoi në dënimin historik të tij në Nju Jork.

Ai akuzohet se u përpoq të bllokonte certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden, por mohon që të ketë kryer veprime që bien ndesh me ligjin.

Çështja ka ende rëndësinë e vet edhe pse 4 vjet më vonë, për faktin se vendi ndodhet përpara zgjedhjeve të nëntorit, ku Trump do të ketë përballë Kamala Harris.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here