13.9 C
Pristina
E martë, 1 Tetor, 2024

A do të jetë producenti Sherif Pacolli pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?

Sherif Pacolli, producenti i njohur i spektakleve të bukurisë si “Miss Kosova”, “Miss Grande”, “Miss Elite” dhe “Miss Globe Kosova”, mund të jetë një nga pjesëmarrësit e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Agjencia e tij konsiderohet si një nga më të mëdhatë në vend, duke menaxhuar disa nga eventet më prestigjioze të bukurisë në Kosovë.

Sipas burimeve të portalit Korrespodenti, Pacolli është ftuar për të qenë pjesë e këtij formati të njohur televiziv, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e tij.

Mbetet për t’u parë nëse producenti do t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Kosovë, duke sjellë eksperiencën e tij të gjatë në televizion dhe spektakle të bukurisë. /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here