Trupat izraelite kanë hyrë në Liban, në atë që ushtria izraelite e quan një operacion tokësor “të kufizuar, të lokalizuar dhe të shënjestruar” kundër Hezbollahut. Gazetari i Top Channel Artur Bibe, teksa raporton nga lufta, sjell pamje nga nisja e operacionit ushtarak, ku kamionët me ushtarë i drejtohen kufirit dhe futen drejt Libanit.
Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një “zonë të mbyllur ushtarake”, gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.