Konflikti për pronë në Turjakë të Malishevës: Zbulohet emri i të dyshuarit që gjuajti me armë

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë deri në përdorim të armës. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në fshatin Turjakë në Malishevë, ku një person përfundoi në prangat të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari që u prangos është një 66-vjeçar, i cili u kap me një bashkëfshatar për shkak të një konflikti pronësor dhe më pas gjuajti me armë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Shaip Kastrati, ndërsa edhe viktima është nga familja Kastrati.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tri armë që i njëjti i mbante ilegalisht.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here