Pengesat në Urën e Bërnjakut kundër kontrabandës, Elshani: Bllokadat s’i largojmë, ka patrullime të shtuara

Në urën që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit janë vendosur disa bllokada zig-zag nga Policia e Kosovës.Kësisoji, lirshëm mund të kalojnë makinat, por jo edhe kamionët.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për IndeksOnline se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.

Ai poashtu ka thënë se i kanë vendosur për këtë qëllim dhe nuk e kanë ndërmend t’i largojnë.Bllokada është vendos pjesërisht është mbyllë ajo zonë, është mbyllë për mjetët e mëdha, kamiona. Kjo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani për IndeksOnline.

Tutje, Elshani tha se ka patrullime të shtuara dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here