Shkencëtarët: Tartrazina “ndoshta” një ditë do të eleminoi nevojën për rreze”x”

Një ditë, ndoshta, nuk do të jetë e nevojshme të kryhen rreze “x” ose ultratinguj (grafi, skaner, rezonancë magnetike) për t’i diagnostikuar sëmundjet te njeriu. Shkenca po punon që përmes aplikimit të një xheli, lëkura të bëhet transparente. Duket si fantashkencë, por kjo është pikërisht ajo për të cilën shkencëtarët po punojnë.

Tartrazina është një ngjyrues ushqimor që përdoret zakonisht në një numër të madh të preparateve industriale, ushqimeve, pijeve dhe ilaçeve, që iu jep atyre ngjyrë portokalli. Ky suplement i karakterit ekonomik deri tani, megjithatë, ka potencialin për të revolucionarizuar diagnostikimin mjekësor. Një ekip studiuesish nga “Stanford University” ka zbuluar që, nëse aplikohet në mënyrë specifike, tartrazina mund ta bëjë lëkurën përkohësisht transparente, në mënyrë që organet dhe proceset fiziologjike të mund të shihen me sy të lirë, pa ndërhyrje invazive.

Tartrazina, magjia e transparencës – Parimi i këtij zbulimi është i lidhur me aftësinë e tartrazinës për të ndikuar në shpërndarjen e dritës në indet biologjike. Normalisht, drita nuk mund të depërtojë në inde të tilla si lëkura për shkak të strukturës komplekse të brendshme të përbërë nga proteina, yndyrna dhe lëngje qelizore, të cilat kanë indekse të ndryshme refraktive.

Ndryshueshmëri që shkakton të ashtuquajturin fenomen ” scattering. Kjo na pengon të shohim përtej sipërfaqes së trupit të njeriut. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se, duke modifikuar indeksin e thyerjes së indeve përmes aplikimit të tartrazinës në tretësirën ujore, është e mundur të zvogëlohet ky fenomen, duke i bërë indet më transparente ndaj dritës së dukshme.

Si funksionon tartrazina – Tartrazina ka një karakteristikë të veçantë optike; thith fort dritën blu në një gjatësi vale prej 428 nm, por e lë dritën e kuqe pothuajse të paprekur, mbi 600 nm. Kjo lejon që indeksi i thyerjes së ujit në të cilin është tretur të ndryshohet, duke e bërë atë të përkojë me atë të yndyrave në inde. Në këtë mënyrë, drita kalon nëpër inde pa shpërndarje normale. Me rritjen e përqendrimit të bojës, indet që janë normalisht opake, si lëkura dhe muskujt, bëhen transparente, duke lejuar kështu të shihen organet e brendshme.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here