19.2 C
Pristina
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Spiunë të Mossad-it, Turqia dënon me dy shekuj e gjysmë burgim 37 persona! Mes të akuzuarve edhe shqiptari Rexhepi

Turqi- Gjykata turke dënon me rreth dy shekuj e gjysmë burg në total, 37 të shpallur fajtorë si spiunë të shërbimit sekret “Mossad” të Izraelit.

Lajmin e publikoi rrjeti arab “The National” ditën e djeshme (20 Shtator). Të paktën 20 të tjerë u liruan nga akuzat, pasi nuk u gjetën prova.
Kurse ende nën hetim dhe proces është një grup tjetër, përfshi edhe shqiptarin Liridon Rexhepi, nga Kosova, i arrestuar më 30 Gusht në Stamboll nga forcat speciale dhe Antiterrori turk, pasi bënte financierin e Mossad dhe paguante agjentët me valutë cash apo dhe kriptomonedha.

Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe po redukton lidhjet me këtë vend, që prej nisjes së luftës brutale që po zhvillohet në Gaza. Në total u dhanë rreth 250 vite izolim.

Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me 8 vjet burg secili për “zotërim informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll. Ata kanë të drejtën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga 5 dhe 6 vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument. Zyrtarët turq nuk dhanë informacione për detajet e dosjes sëkrete dhe dokumentet e zotëruara që faktonin aktivitetin e spiunazhit, por u deklarua se dënimet bazoheshin tek krimi i kryer dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, sipas asaj që citon rrjeti turk i lajmeve, “Haberturk”. Bashkë me të dënuarit, rreth 20 të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad-it në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga antiterrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë”.

Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, “The National“, teksa aktualisht ndodhet në proces hetimor dhe gjyqësor prej 30 Gushtit të këtij viti, kur edhe u arrestua.

Operacioni u njoftua nga autoritetet turke vetëm më 3 Shtator, teksa pati edhe një të ndaluar tjetër gjatë ndërhyrjes së forcave speciale në Stamboll.

Rexhepi bënte financierin e Mossad sipas prokurorisë turke dhe paguante agjentët në terren në Turqi dhe Siri, teksa mblidhte materiale sekrete për aktivitetin e politikanëve, por edhe nga institucione të ndryshme, si dokumente dhe filmime me dronë. Pagesat përveç transfertave me “Western Union” bëheshin edhe me kriptovaluta.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here