Piloti ‘hero’ ul avionin vetëm me një rrotë në aeroportin e Boston

Një avion i vogël që pësoi një avari në një prej rrotave të uljes, u detyrua ta bënte vetëm me një prej tyre dje në aeroportin e Boston, SHBA.

Avioni linjave Cape Air u ul në pistën e aeroportit vetëm me rrotën poshtë krahut të majtë duek u munduar të qëndronte në ekuilibër për sa më gjatë.

Mjeti ajror tip Cessna 402C arriti të balancohej mbi asfalt deri sa hunda e tij preku tokën dhe u anua nga e djathta, por arriti të ndalonte pa shkaktuar zjarr apo tym.

Ulje të tilla emergjence parashikohen në manual”, tha eksperti John Nance për rrjetin WCVB, duke lavdëruar aftësitë e pilotit.

Zjarrfikësat erdhën në vendngjarje për të ndihmuar pasagjerët dhe më pas një vinç ngriti avionin për ta larguar.

Pasi kuptoi problemin me rrotën e uljes, piloti kishte qarkulluar rreth një orë në ajër para se të tentonte uljen rreth orës lokale 15.15.

Piloti komercial Patrick Smith gjithashtu lavdëronte manovrën.

“Ai e dinte se çfarë e priste dhe mbajti avionin në rrotën ekzistuese sa më gjatë që mundej. Kjo nuk është e thjeshtë pasi kur humbet shpejtësinë mjeti do të anohet nga njëra anë”, tha ai për rrjetin WBZ.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here