Nuk u ftua nga Sylvinho, Daku i lumtur me fioren e Shqipërisë: Shqipëri e madhe

Shqipëria mbrëm shënoi fitore të rëndësishme ndaj Ukrainës, duke e nisur për mrekulli edicionin e ri të Ligës së Kombëve.
Ardian Ismajli e Jasir Asani ishin golashenues për kuqezinjtë, në fitoren 2-1.

Edhe pse futbollisti Mirlind Daku nuk ishte i ftuar nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator, ai i është gëzuar kësaj fitoreje. “Shqipëri e madhe”, ka shkruar Daku në Facebook.
Shqipëria ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Gjeorgjisë, të martën në stadiumin ”Air Albania” në Tiranë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here