Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

Granit Xhaka u nominua mbrëmë për Topin e Artë të vitit 2024.

Me këtë rast, futbollisti i Bayer Leverkusenit u bë shqiptari i parë që nominohet për Topin e Artë, e njëherësh edhe zvicerani i parë që e arrin një gjë të tillë.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit me këtë rast i bëri krenarë krejt shqiptarët, e mbi të gjitha familjen e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka bërë gjithçka nga vetja që fëmijët e tij të arrijnë në këtë nivel, e ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar me të birin e tij.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar”, shkroi Xhaka senior.

Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite. Urime Granit, krenaria jonë!”, shtoi tutje Ragip Xhaka.

Granit Xhaka e kaloi një sezon fantastik me Leverkusenin duke i udhëhequr “Farmaceutikët” drejt titullit të parë dhe historik dhe duke e mbyllur sezonin në Bundesligë pa asnjë humbje, ndërsa e inspiroi Bayerin të shkonte deri në finale të Ligës së Evropës.

Gjithashtu, 31 vjeçari është lider edhe në Kombëtaren e Zvicrës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here