Ditë më parë Blerina Kllokoqi-Rugova ka publikuar një video në rrjetet sociale duke kënduar një këngë nga këngëtari Dino Merlin.
Kjo këngë ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit të cilët nuk kanë kursyer fjalët ofenduese dhe sharjet në drejtim të stilistes, shkruan Lajmi.net.
Komentuesit janë treguar shumë të ashpër ndaj saj ku kanë pretenduar se Kllokoqi-Rugova po këndon në gjuhën serbe.
Në një nga emisionet televizive ajo ka thënë se Dino Merlin është boshnjak që ka luftua kundër ushtrisë serbe.
Madje sipas saj në këtë situatë as familja e saj nuk kanë reaguar pasi që Rugova thotë se e kanë ditur që nuk është serb.
“Dino Merlin është boshnjak që ka luftua kundër ushtrisë serbe. Komuna e Prishtinës i ka dhënë medalje dhe mirënjohje. E admiroj për këngën që e bene. Ka pas shumë komente që është këndua në gjuhën serbe. Ne jemi popull që paragjykojmë. As familja ime nuk ka reagua sepse nëse vjen në Kosovë 90 për qind e shqiptarëve shkojnë”, ka thënë Kllokoqi-Rugova.