Petkoviq: Si pasojë e terrorit të Kurtit, 15 për qind e serbëve u larguan nga veriu i Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë armiqësore ndaj Kosovës, Petar Petkoviq, ka thënë për gazetën serbe në shërbim të regjimit aktual, “Politika”, se “për shkak të terrorit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, 15 për qind e serbëve janë larguar nga veriu i Kosovës dhe se ky proces është ende në vazhdim”.

Ai ka pretenduar se kushti i parë është që të kthyerit të kenë një kulm mbi kokë, “por kjo shpeshherë është e pamundur të përmbushet sepse edhe sot shumë banesa dhe prona janë të uzurpuara nga shqiptarët dhe këtë shpesh e bëjnë me mbështetjen e gjyqësorit të Kosovës”.

“Një faktor tjetër i rëndësishëm është siguria juridike, megjithatë heqja e të drejtës sistematike dhe frikësimi i serbëve, që kulmoi me qeverisjen e strukturave ekstremiste të udhëhequra nga Albin Kurti, ka si synim jo vetëm të pengojë kthimin e të shpërngulurve, por edhe për të bërë serbët e mbetur në Kosovë të shpërngulen. Për shkak të terrorit të Kurtit, sot kemi një situatë ku 15 për qind e serbëve janë larguar nga veriu i Kosovës dhe ky proces është ende në vazhdim”, ka thënë Petkoviq, transmeton Papapraci.

Ai ka pretenduar se forma e preferuar dhe në dukje efektive e presionit të Prishtinës janë arrestimet “arbitrare” të njerëzve me akuza “të rreme për krime lufte dhe krime të tjera të supozuara”.

“Në këtë mënyrë, serbëve në “territorin e krahinës” u krijohen kushte të pamundura jetese dhe serbët e zhvendosur as nuk e kanë ndërmend të kthehen”, ka thënë Petkoviq.

Ai gjithashtu thekson se i kupton njerëzit që u larguan.

“Megjithatë, ne nuk kemi të drejtë të zemërohemi me ata që u detyruan të zgjedhin një rrugë tjetër, duke hedhur rrënjë të reja diku në Serbi, duke konsideruar se kthimi në Kosovë do të ishte rrugë e vuajtjeve. Serbia, në krye me presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse kjo luftë është shumë e vështirë, do të vazhdojë të luftojë për çdo familje serbe në Kosovë dhe të ndihmojë në të gjitha mënyrat që i ka në dispozicion, këdo që dëshiron të kthehet në “tokën e shenjtë serbe” dhe nga kjo luftë ne kurrë nuk do të heqim dorë me të gjitha mundësitë ekonomike, politike dhe diplomatike”, përfundon Petkoviq, duke e kryer detyrën e tij tashmë të njohur për ta lavdëruar shefin e tij dhe duke i përsëritur fjalët e tij./Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here