Një person është raportuar se është rrëmbyer pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi. Familjarët e viktimës kanë paraqitur rastin në stacionin policor në Gjilan, raporton EO.
Motra e viktimës ka bërë denoncimin në polici, ku ka treguar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer nga një person tjetër për shkak të një mosmarrëveshjeje borxhi. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe kanë identifikuar një person si i dyshuar për këtë rast.
Gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.41 gram marihuanë.
“Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.