Duriqi: Në ditën e arratisjes, Faton Hajrizi i gënjeu policët që është këngëtari Dren Abazi

Kryeredaktori i Insajderit, Visar Duriqi ka folur për arratisjen e Faton Hajrizit dhe së fundmi edhe për dyshimin se ai ka vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër mbrëmjen e së mërkurës.

Duriqi ka përmendur se si vet Hajrizi në një live në Tik-Tok tregonte se si kishte arritur t’i ikte Policisë së Kosovës edhe në ditën e arratisjes duke thënë se është një këngëtar.

“Ai (Fatoni) e ka shpjegu përmes një live se qysh është largu prej Smrekonicës edhe kur i ka taku policët, qysh i ka rrejt policët që është Dren Abazi veç e kam hup udhën pak se kesh prej një koncertit i pitë, edhe atë ditë ai ka bërë kilometra të tëra duke ecë në këmbë edhe ka arritë me ikë edhe nëpër policë të Kosovës që i ka taku”, tha Duriqi në Pressing.

I pyetur se sa janë gjasat për ta kapur në Serbi, ai tha se gjasat janë të vogla duke pasur për bazë historinë e tij.

“Kështu që gjasat, duke e pasë parasysh historinë e tij edhe me këtë shtet rrethim janë të vogla për me kap sepse është lumi, fushat e gjëra nuk ka mundësi që ata me dron me identifiku qaq kallaj”.

Ai po ashtu përmendi se si Vuçiq po pret ndihmë edhe nga Kina për kapjen e Hajrizit.

“Vuçiq e pat shpresën që ky gabon edhe njëherë hyn në TIK-Tok dhe Kina me i dhanë informacion”, deklaroi ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here