14.7 C
Pristina
E enjte, 17 Tetor, 2024

Zyrtare: Mbappe nënshkruan me Realin deri në vitin 2029

Kylian Mbappe tashmë është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.

Ylli francez i kaloi me sukses sot vizitat mjekësore dhe më pas erdhi momenti i shumëpritur.

Nënkampioni i botës e ka nënshkruar kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2029.

Në nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare prezent ishte edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

Gjithashtu, dyshja u prezantua para mediave me fanellën me numrin 9, të cilën do ta veshë ish-futbollisti i Monacos në Madrid.

Ndërkohë, pas gjysmë ore do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit të deridjeshëm të Paris Saint-Germainit në Santiago Bernabeu, ku pritet të jenë prezentë rreth 80 mijë tifozë të entuziazmuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here