Qytetarët e Kosovës në mënyra të ndryshme po mundohen t’i tejkalojnë temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit në vendin tonë.
Disa në liqe e disa nëpër bazene, shkruan Insajderi.
Sejfullah Sejfullahu i cili është asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në asamblenë komunale të Rahovecit ka zgjedhur që të freskohet në ujin e Drinit të Bardhë.
I futur në ujë, asamblisti shfaqet duke ngrënë edhe një flegër bostan.
Nga pamjet duket qe Sejfullahu është duke e relaksuar nga freskia e ujit dhe shija e bostanit.