15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Konfiskohen armë fishekë, granad dore e radiolidhje në dy shtëpi në Zubin Potok, arrestohet në person

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy shtëpi në Zubin Potok ka gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, granad dore, radiolidhje, një kapelë ma emblemë serbe si dhe emblema me flamur serb. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Konfiskohen armë fishekë, granad dore e radiolidhje në dy shtëpi në Zubin Potok, arrestohet në person
Viber IconINDEKSONLINEE Premte, 14 Qershor 2024 9:48
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy shtëpi në Zubin Potok ka gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, granad dore, radiolidhje, një kapelë ma emblemë serbe si dhe emblema me flamur serb. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here