Pelegrinazhi i përvitshëm në Laç, kremtimi i madh për përmbylljen e 13 të martave

Datat 12 dhe 13 qershor shënojnë festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.

Njerëz të të gjithave besimeve, trevave, moshave janë mbledhur në kishën e Shna Ndout në Laç pas 13 të martave të shenjta për të kaluar natën mes datës 12 dhe 13 qershor.

Pelegrinazhi i shenjtë ka filluar në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është dhe festa kulmore.

Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë nga të gjitha fetë ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjve, falen në kishë dhe vende që i konsiderojnë të shenjta aty përreth, sfidojnë fatin duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here