4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Xhavit Haliti – Dardan Gashit: Unë ta njoh babanë, e di kush je ti

Në “Debat Plus” është diskutuar për veprimtaritë ilegale e legale gjatë të ’90-tave që çuan në çlirimin e Kosovës.

Për këtë pati një debat në mes të deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti dhe analistit Dardan Gashi.

Haliti e akuzoi Gashin se po flet për çështje “që nuk i di”, kur po flet për të ’90.

I gjithë ky debat erdhi pasi Haliti tha se nuk ka pasur vullnet nga presidenti Ibrahim Rugova për një fron të përbashkët, kur kanë diskutuar në vitin 1990.

Debati kaloi në personale kur Haliti e përmendi veprimtarinë e babait të Dardan Gashit, të cilin tha se e ka takuar në Vjenë gjatë të 90-ave.

“Unë ta njoh edhe babain tënd ty, edhe ia njoh veprimtarinë e tij në Vjenë. Shumë herë kemi bërë protesta në Vjenë, por kurrë babai yt nuk është pajtuar që të vijë në protesta. E ka pengu Xhafer Shatri që me dal në protestë, ti e din atë punë”, tha Haliti.

Gashi tha se babai i tij nuk është pajtuar që të rreshtohet me Lëvizjen Politike të Kosovës (LPK).

“Nuk ke nivel edhe nuk je kërkund hiç, ti pas lufte ke ardhë në Kosovë”, i ka thënë Haliti-Gashit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here