15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

A e kuron kanabisi kancerin? Çfarë zbuloi studimi i fundit shkencor

Studiuesit australianë nga Universiteti Charles Darëin po hetojnë për të zbuluar nëse një substancë e gjetur tek kanabisi mund të shërojë kancerin e lëkurës.

Studimi është në fazat e para, por është pranuar se nëse një ekstrakt specifik i kanabisit, i quajtur PHEC-66 shtohet në një provëz, ai lidhet me receptorin në sipërfaqen e qelizës së kancerit dhe ndalon rritjen e tij.

“Po flasim për një melanomë malinje, që është kushti fatal për kancerin e lëkurës. Ajo funksionon duke detyruar qelizat të shkojnë drejt asaj që ne e quajmë një vdekje të programuar të qelizave. Dhe ky për ne është një rezultat i madh”, deklaroi Dr. Nazim Nassar, Universiteti Charles Darëin.

Studiuesit tani shpresojnë të nisin testin tek kafshët. Por testet në fjalë mund të kërkojnë vite dhe duhet të rezultojnë të suksesshme përpara se të nisin eksperimentet tek njerëzit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here