Çka po feston PDK?

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë publikuar një fotografi, ku shihen së bashku në njërën nga kafiteritë e Prishtinës.

“Po festojmë….”, është mbishkrimi i kësaj fotografie të publikuar nga deputetja Eliza Hoxha.

Nuk dihet cila është festa që po festohet nga këta drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, gjatë ditës shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili shihet në fotografi, tha se 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërbëhet Kuvendi.

Ai përmendi dy data të mundshme ku do të ketë zgjedhje të reja, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

“Puna e Kuvendit ka degraduar deri në atë pikë saqë me zor mund ta mbajmë në jetë edhe një tetë muaj deri te zgjedhjet e rregullta. Mirë është të reflektojmë, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik. Tash dy javë jemi në komunikim më intensiv, dhe do vazhdojmë në vijim deri te momenti, siç e kemi thënë këtë të enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, apo 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e Kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri i PDK-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here