EMRAT/ Mashtruan dhe zhvatën mijëra qytetarë me mikrokredi, Gjykata vendos për 9 të arrestuarit

Janë njohur sot me masat e sigurisë të arrestuarit për mashtrim me mikrokreditë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se Prokuroria kërkoi 4 masa arrest me burg për Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskutit, si dhe arrest në shtëpi për Kejda Seferin, Elda Ibro, Alketa Tanushi, dhe Jodisa Dervishi.

Gjykata ka vendosur që të konfirmojë masat e Prokurorisë, duke lënë katër në burg dhe të tjerat në arrest shtëpie.
Njëra nga të dyshuarat Jordisa Dervishi ka deklaruar para gjyqtarëve se është larguar nga puna si përmbaruese në 2016.

“Më caktoni masë në 2024 për një fakt që nuk e di. Tani unë jam avokate. Më thoni cfarë kam bërë, për cilën dosje e keni fjalën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, kujtojmë se pas publikimit të skemës së vjedhjes mikrokredive, Banka e Shqipërisë ka revokuar licencën për dy subjekte financiare jo banka.

Banka e Shqipërisë njofton se ka revokuar licencat e dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k.

Vendimi i BSH vjen pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimit ndaj personave, mes tyre dhe administratores së Micro Credit Albania, Elda Ibro, dhe administratorit të subjektit “Final’ Arben Meskuti nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”-thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar si një etnitet i vetëm, duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind. Në një rast shtetasi Tomor Hidaj që kishte marrë dy kredi, dyshohet se u mashtrua për të shlyer detyrimin e mbetur, pasi i ishte premtuar se duke marrë një të tretë do ti lehtësoheshin kushtet për pagesën e kësteve. Në rrethin vicioz të kredisë së re është futur edhe Hysni Troci, që katër ditë përpara se të mbyllte detyrimin final është detyruar të firmosë kontratë të re.

Ky hetim i prokurorëve të Tiranës Ndini Tavani dhe Arben Agovi, u finalizua në të njëjtën kohë kur një prokuror i tretë Leonard Filopati ka shpallur mos kompetencën për skandalin e mikrokredive dhe kërkon hetime nga SPAK për dyshimet e një grupi të strukturuar kriminal , si edhe të shpërdorimit të detyrës ndaj zyrtarëve të bankës së Shqipërisë që nuk ndërhynë duke vendosur rregulla.

Prokuroria i tha ekskluzivisht Top Channel se shoqëritë përmbarimore nuk i kanë dorëzuar dosjet, me një total prej 5700 dosje që vijojnë të rëndojnë direkt mbi interes e qytetarëve, me një shifër prej 17 mijë individësh të prekur nga ky skandal.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here