Ministri Aliu mbron zëvendësin e tij: Durmishi është i pastër
Ministri Aliu mbron zëvendësin e tij: Durmishi është i pastër
Para 12 min
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për herë të parë ka folur për hetimet e Prokurorisë Speciale dhe intervistat që po iu bën zyrtarëve të lartë të Ministrisë që ai drejton.
Pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, zëvendësministri Hysen Durmishi ka takuar ministrin Liburn Aliu, i cili po beson fort se nuk ka argumente për pretendimet që një operator i ka ngritur përmes një kallëzimi penal ndaj Durmishit.
“Durmishi është i pastër”, ka thënë ai.
Sipas Aliut, ka shumë pengesat në realizimin e projekteve të autostradave, çka po prolongon kryerjen e tyre me kohë.
“Kanë dal probleme të paparashikuara, sidomos probleme me shpronësimin dhe ka probleme teknike. Të gjitha këto probleme janë në zgjidhje e sipër”, ka thënë Aliu, për RTK.