Aktorja e njohur: Shikoj fantazma, e kam si shqisë të gjashtë

Kate Hudson ka dhënë një intervistë ku ka folur për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar.

Aktorja foli në “Howard Stern Show” dhe tha se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, mund të “lidhen me palën tjetër”.
Siç tha ajo ato mund të shohin fantazma. “Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës ,” tha ajo.

Kur prezantuesja më vonë e pyeti nëse mund ta shihte babain e tij të vdekur, Kate u përgjigj: “Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur”.

Së fundi, aktorja foli edhe për jetën pas vdekjes, duke thënë se e konsideron atë një temë shumëdimensionale dhe jo aq të thjeshtë sa mendojmë ne.

“Është më shkencore nga sa dimë. Mendoj se është një gjë shumëdimensionale. Ne mendojmë se duhet të dimë gjithçka. Dhe do të shohim kur të arrijmë atje, por mendoj se do të jetë shumë e çuditshme ”, tha aktorja në mbyllje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here