2230 policë konkurruan për 355 vende për rreshter: Dalin rezultatet e testit me shkrim, 5 kandidatë me nga 100 pikë

Rezultatet e testit me shkrim të mbi 2 mijë policëve që po synojnë gradën e rreshterit, për të cilën janë 355 vende të lira, tashmë kanë dalë. Testi u mbajt të shtunën dhe u raportua për favorizime të një gjenerate pa i plotësuar kriteret, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar listën me rezultate, në bazë të së cilës shihet se 5 kandidatët e parë kanë marrë nga 100 pikë, shtatë të tjerë me nga 99 pikë, 21 kandidatë janë me 98 pikë dhe më tutje janë kandidatët e tjerë me më pak pikë.

16 kandidatët e fundit kanë marrë nga 50 pikë e më poshtë.

Ndryshe, 2 mijë e 230 policë i janë nënshtruar testit me shkrim në kuadër të konkursit për gradim nga polic i lartë në rreshter.

Kujtojmë se ky përveç testit me shkrim, zyrtarët policorë pritet t’i nënshtrohen edhe procedurave tjera të procesit të gradimit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here