Dënohet me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, vrasje që ka ndodhur në vitin 2007.

Në seancën e sotme, autoritetet e drejtësisë kanë vendosur që Sekiraqa të dënohet me 25 vjet burgim.

Kujtojmë se Sekiraqa kishte mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me të ndjerin, Triumf Riza.

Ai kishte deklaruar se Arben Selmanaj e kishte goditur me revole në kokë, me ç’rast e kishte humbur vetëdijen e se nga plumbat Triumf Riza i kishte shpëtuar jetën.

“Arben Selmanaj m’ka ra mua me revole në kokë, mbrapa, mandej unë jam kanë pa vetëdije, aty çka u bë nuk e di, veç kur e kam pa veten në spital. Unë prej plumbave kam thënë se ma ka shpëtu Triumfi jetën, më ka ngreh prapa shankut”, kishte deklaruar Enver Sekiraqa.

Vlen të theksohet se Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dy herë nga Gjykatat tona.

Më 17.05.2016 ishte dënuar me 37 vjet dënim me burgim kurse herën e 2’t ishte dënuar (16.09.2019) me 30 vjet dënim me burgim.

Polici nga Kaçaniku, Triumf Riza ishte vrarë më 30.08.2007 në Prishtinë.

Lidhur me vrasjen e tij është gjykuar dhe dënuar me burgim Arben Berisha.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here