Doli për t’i kërkuar bagëtitë, por s’u kthye më në shtëpi, ky është personi që u gjet i vdekur në Istog

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prekallë të Istogut.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Malë Osmanaj.

I ndjeri doli për t’i kërkuar bagëtitë, por s’u kthye më në shtëpi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here