Mesfushori 14-vjeçar i Philadelphia Union, Cavan Sullivan, është bërë lojtari më i ri i Major Soccer League në histori.
Sullivan, i cili pritet të transferohet në Manchester City kur të mbushë 18 vjeç, u fut si zëvendësues në minutën e 85-të në fitoren 5-1 ndaj New England Revolution në Subaru Park në Pensilvani, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.
Në moshën 14 vjeç e 293 ditë, ai theu rekordin e vendosur nga Freddy Adu, i cili ishte 14 vjeç e 306 ditë kur luajti për DC United më 2004-ën.
Ai nënshkroi për Filadelfian në maj, në marrëveshjen më të madhe të lojtarëve vendas në historinë e MLS.
“Që [Philadelphia dhe Man City] të mblidhen dhe të bien dakord për diçka – u ula me familjen dhe agjentët e mi dhe vendosëm që ky ishte plani më i mirë”, deklaroi ai. /Insajderi.org/