“Piva viagra me Big Mamën…”, Robert Berisha habit me historinë si u mashtruan nga pronari i shtëpisë

Robert Berisha dhe Big Mama janë dy artistë shumë të pëlqyer nga shqiptarët e diasporës dhe shpesh herë shkojnë në koncerte jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë për të kënduar këngët e tyre.

Së fundmi, Roberti ka treguar një histori nga një udhëtim transit i tyre Shqipëri-Novergji-Amerikë. Kur kishin arritur në Norvegji fluturimi për në Amerikë ishte shtyrë ditën tjetër dhe ata kishin marrë një shtëpi për të pushuar. Në atë shtëpi kishin gjetur disa kokrra si mjaltë dhe pronari i shtëpisë i kishte thënë Robertit se janë të mira dhe mund t’i hante, por në fakt ato ishin viagra.

“Duke shkuar për në Amerikë, e kemi pasur udhëtimin nga Norvegjia. Shkuam në shtëpi për të pushuar 2 orë dhe pastaj kishim për të shkuar në aeroport. Na erdhi email-i që fluturimi u shtye për të nesërmen. U kthyem në shtëpi. E hapëm derën dhe thashë çfarë është kjo? Më tha merre se është e mirë për shëndetin.

Ishte njëfarë mjaltë e vogël. Si më mashtroi, shkruante turqisht dhe arabisht. Kurrë s’kisha pa. Kur e hapa, me lajthi e gjëra, thashë është e mirë për shëndetin. E hëngri dhe kjo, Big Mama. Ajo ishte për t’u çu disa gjëra, kësaj çfarë kishte me i çu. M’u çuan rrobat. Kurrë se harroj atë natë.”-tregoi ai./Tar

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights