Emisioni “Kojshia Show” ka sjellë një episod të veçantë në prag të festës së 28 Nëntorit, duke trajtuar rrëfime nga periudha e luftës dhe burgosjeve politike në Kosovë.
Të ftuar në këtë episod ishin Nait Hasani, ish-i burgosur politik dhe njëri nga themeluesit e njësive të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe Gent Selimi, nipi i ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Gjatë bisedës, Hasani ka rrëfyer një ngjarje të veçantë nga koha e burgosjes së Albin Kurtit, duke treguar se si gardianët serbë kishin tentuar ta lironin atë gjatë natës.
Sipas rrëfimit të Hasanit, për shkak të mosbesimit ndaj gardianëve serbë, ata nuk kishin pranuar të largoheshin pa e përcjellë Kurtin deri te përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Rrëfimi është një nga momentet e veçanta të këtij episodi, i cili sjell dëshmi dhe kujtime nga një periudhë e rëndësishme e historisë së Kosovës.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:
