Pilotja dhe kampionia e garave me makina, Brunilda Gjura, në emisionin “The Elite Way” në ATV, rrëfeu përvojën e saj me mbulesën dhe arsyet që e çuan të marrë vendimin për ta hequr atë pas 14 vitesh.
Ajo tha se vendimi erdhi natyrshëm, pasi në një moment nuk e ndiente më si pjesë të identitetit të saj shpirtëror, por thjesht si një mbulesë floku.
“E kam pasur mbulesën për 14 vjet dhe para rreth dy vitesh vendosa ta heq. Erdhi një moment që nuk e ndieja si mbulesë, thjesht si mbulesë floku. Më ishte shkëputur ndoshta ajo lidhja shpirtërore në atë kohë dhe e mora atë vendim”, u shpeh Gjura.
Ajo tregoi se gjatë kohës që kishte shaminë, arriti sukseset më të mëdha në autosport, por sfidat më të mëdha i hasi kur kërkoi të punësohej.
“Gjatë kohës që kam qenë me shami, kam pasur arritjet më të mëdha në autosport dhe aty nuk është që kam pasë paragjykime si një grua me mbulesë, por për t’u punësuar ka qenë tmerrësisht e vështirë. Nuk e kam heqë shaminë për t’u punësuar, arritjet më të mëdha i kam pasë me shami dhe prapë luftoj për të drejtat e grave me shami”, tregoi Gjura./atvlive.tv