Njihuni me të dashurën serbe të Berat Xhimshitit

Alisa Djimsiti është modelja serbe e cila shkaktoi një ‘stuhi’ të vërtetë në opinion me lidhjen e saj me futbollistin shqiptar Berat Djimsiti.

Që në fillim, në vitin 2013, lidhja e tyre u pasqyrua në media, shpesh u dënua dhe u quajt “dashuri e ndaluar”.

Alisa ka studiuar për ekonomi në Zvicër dhe është diplomuar për marketing ndërkombëtar. Në vitin 2018, ajo lançoi një markë mode të quajtur Jalize, me shpresën se do të ishte në gjendje të kombinonte njohuritë e marra në marketing dhe dashurinë e saj për artin dhe modën. Kur filloi pandemia e koronavirusit, Alisa u kthye në Serbi nga Zvicra për të prodhuar maska ​​​​mbrojtëse për fytyrën.

Berat Djimsiti, me origjinë nga Kosova dhe lindur në Zvicër, është takuar me Alisën teksa luante për Cyrihun. Në mesin e vitit 2016 u shkrua për përfundimin e lidhjes së tyre të dashurisë, por menjëherë pas kësaj ata dolën publikisht me lajmin se ishin pajtuar më pas u fejuan dhe martuan.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights