“Kam rreth 4 vite në Kosovë”- Njihuni me aktoren turke që la Turqinë për Prishtinën

Aktorja turke që jeton në Kosovë, Omrum Nur Çamçakalli, një vazjë e vogël që ka qenë pjesë e disa filmave, ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, detaje nga ‘jeta e re’ që ka nisur.

Ajo tha se ka rreth 4 vite që jeton në Kosovë dhe e ka mësuar shumë lehtë gjuhën shqipe.

Aktorja tregoi se ka luajtur në 6 filma dhe është përshtatur thjeshtë me shqiptarët, megjithëse i mungon Turqia. Po ashtu, ajo tha se ka shok dhe shoqe shqiptarë.

“Kam 3-4 vite që jetoj në Kosovë. Më ka ardhur shumë lehtë gjuha shqipe, tepër lehtë. Jetoj në Prishtinë. Kam shoqe dhe shok. Kam luajtur 6 filma. Në filmin e fundit kam qenë një çikë, kam qenë mes Gjermanisë, turqisë dhe Kosovës. E kam pasur gjithmonë mallin e turqisë, por prap mirë. Nuk kam pasur siklet në film, sepse e kam ditur gjuhën. Në Turqi kam jetuar në Pendik, Stamboll”, tha aktorja.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here