Një debat mjaft i ashpër dhe me tone të larta ka shpërthyer në edicionin e fundit të emisionit të njohur “Kojshia Show”. Të ftuarit e këtij episodi, hoxhë Mustafë Bajrami, gazetari Emanuel Demaj, si dhe Femi Cakolli nga Kisha Ungjillore Protestante, kanë diskutuar mbi tema të ndryshme sociale e politike, por situata është tensionuar veçanërisht gjatë bisedës për zhvillimet politike në vend.
Pika e nxehtë e emisionit ka qenë pikërisht diskutimi rreth figurës dhe qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kësaj pjese, hoxhë Mustafë Bajrami dhe gazetari Emanuel Demaj kanë shpërfaqur qëndrime plotësisht të kundërta, duke u përfshirë në një replikë të fortë dhe një përplasje të ashpër opinionesh që ka zgjatur për disa minuta.
Për të parë të gjitha argumentet e palëve, analizat e të ftuarve dhe rrjedhën e plotë të këtij debati televiziv, mund të ndiqni videon e zbardhur më poshtë:
