“Ju njoftoj që rrugëtimi im me KTV-në ka mbaruar”, Labi zyrtarizon ndarjen e radhës

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi nuk do të jetë më në KTV. Labi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me televizionin kosovar.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndetje për të gjithë ju miq të mi, me anë te këtij postimi dua të ju njoftoj që rrugëtimi im me KTV-në ka mbaruar.

Përjetësisht mirënjohës ndaj këtij mediumi per hapësirën që më dha. Faleminderit Flaka!

Dardan dhe Rea faleminderit pa fund për perkrahjen dhe gjithë kujdesin e treguar.

Faleminderit ekipes së KTV-së, kameramanëve, realizatorëve, tonistave për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal ndaj emisionit 1 Kafe Me Labin.
Ishte kënaqësi bashkëpunimi gjatë këtyre viteve!

Të dashur shikues të 1 Kafe me Labin, përulem ndaj jush për besnikërinë që keni ndaj meje dhe emisionit!

Falë jush, shumë ama shumë shpejt do të rikthehem me projekt të ri për të vazhduar rrugëtimin bashkë me ju!

I juaji Labi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights