Fero i bije pishman dhe i rikthehet muzikës, por çka thoshte kur vendosi t’i hynte fesë?

Feronit Shabani – Fero në gusht të vitit 2023 njoftoi ndjekësit se po largohet nga muzika përfundimisht.

Kjo me pretekstin për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Megjithatë, ky vendim duket se nuk i zgjati as dy vjet, pasi veçse ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, ai njoftoi për këngën e tij të re, ku ‘goditi’ ish-gruan Arbenita Ismajlin dhe motrën e presidentes Vjosa Osmani, Blinera Osmanin, e cila njëherësh është avokate e modeles së lartpërmendur.
Nëse rikthehemi prapa dhe shohim postimin që Fero bëri në momentin që la muzikën, bëri me dije se nuk do të ketë kthim dhe se është penduar për çdo tekst që ka shkruar.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Feros meqë tashmë e ka fshirë nga Instagrami:

Njoftimi i plotë i Feros (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.

Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimi

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.

Me respekt Feronit Shabani”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here