Këngëtari Erolld Belegu dhe nutricionistja Diola Dosti, kanë bërë publike romancën e tyre.
Dyshja këtë javë kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit e tyre një kapitull të ri të jetës, duke treguar se janë duke shijuar lidhjen me njëri-tjetrin.
Së fundmi, ka qenë Belegu ai që ka postuar fotografi simpatike të çiftit më të ri të shoubizit, duke falendëruar për mbështetjen që kanë marrë, raporton Indeksonline.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë ndërsa shpaloset. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që pret” ka shkruar Belegu.